Së fundmi, Dua Lipa ka rrëfyer për lidhjen e saj me Anëar Hadid, dhe na zbuloi se si është të kalosh një ditë me familjen e famshme Hadid në fermën e tyre në Pensilvani, njofton Insajderi.
Duke folur për Rolling Stones ajo tha, “Jam shumë rehat në lidhjen time, më shumë se në lidhjet e mia të kaluara”.
Këngëtarja e cila është në lidhje prej më shumë se një viti me djalin e familjes Hadid, theksoi se ajo kaloi shumë kohë në fermën e familjes.
Ajo tregoi në detaje për vizitat e saj në fermë ku qëndronte me nënën e të dashurit të saj Yolanda Hadid dhe dy motrat super-modele, Gigi dhe Bella Hadid.
“Ne zgjoheshim rreth orës 9:00 ose 9:30. Bënim dush dhe visheshim”, tha ajo për revistën. “Hanim pak mëngjes, dhe nxirrnim qenin për një shëtitje të gjatë e të këndshme”.
“Nganjëherë bënim joga, pastaj hanim drekë, rrinim bashkë, shihnim filma dhe luanim me kafshët”.
Lipa i bëri dhuratë të dashurit të saj dy dhi në Krishtlindjet e kaluara, të cilat iu bashkuan lopëve dhe kuajve të familjes.
E frymëzuar nga dy kunatat e saj, ajo tha se po mëson të kalërojë por se nuk po ia merr dot dorën. /Insajderi.com