Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës

Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka uruar Kosovën për 13 vjet shtet.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja në TV duke ndodhur derisa po jetoja në Prishtinë”.

“Drithërima, drithërima, drithërima të energjisë së qytetit! E paharruar… Krenare që po shoh sa shumë kemi arritur dhe sa larg mund të shkojmë!”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Dua tregoi se sa krenare është ta sheh Kosovën sa është ngritur.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)