Dua Lipën e ngacmuan, e përqeshën dhe e quajtën jo të denjë për çmim “Grammy”

Dua Lipën e ngacmuan, e përqeshën dhe e quajtën jo të denjë për çmim “Grammy”

Që me lansimin e albumit debutues në studio në vitin 2017, karriera dhe fama e Dua Lipës, pati një zhvillim të hovshëm, por shpërndarja e disa postimeve përqeshëse në llogari të këngëtares, ndikuan në shëndetin e saj mendor, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Një video, kolazh i performancave dhe vallëzimit të këngëtares u bë virale në rrjete sociale.

Për herë të parë, Dua Lipa foli për këtë periudhë të karrierës së saj në një intervistë për “Attitude Magazine”, ku pranoi se e gjitha pati ndikim të keq tek ajo.

“Kam përjetuar shumë ngacmime, dhe ishte diçka që më krijoi shumë ankth dhe më mërziste. Më bëri të ndjehem sikur nuk jam e mirë sa duhet, dhe se ndoshta nuk duhet të isha farë në skenë”, thotë këngëtarja.

“Edhe pas eventit të ‘Grammy’, disa njerëz thonin se nuk kisha merituar çmimet që kisha marrë”, shton më tej Lipa.

Ajo mendon se videoja e ndarë asokohe i dha reputacion shumë të keq, sepse tjerët filluan të dyshojnë në prezencën e saj skenike.

“Kishte kaq shumë gjëra, veçanërisht kur je në fillimet e tua, shembull si videoja e vallëzimeve të mia, ku njerëzit komentonin se nuk kisha prezencë skenike – por shumë nga ata nuk kishin qenë asnjëherë në një shfaqje timen, dhe nuk më kishin parë duke performuar”, shprehet artistja.

“Për një periushë të shkurtër kohore, kjo ndikoi për keq në shëndetin mendor. Dilja në skenë dhe nëse dikush po më filmonte në mendjen time ishte ideja se ata po më filmojnë që ta kenë”, thotë këngëtarja duke shkruar, “Po më filmojnë, që më pas të tallen me mua a diçka e tillë”.

Megjithatë, ajo e pranoi se e gjithë sprova e bëri atë më të fortë. /Insajderi.com