Dua Lipës e artistëve të tjerë u hakohen llogaritë personale

Disa prej këngëtarëve më të njohur në botë u janë dëmtuar faqet e Spotify nga një haker i cili postoi mesazhe në lidhje me Donald Trump dhe Taylor Swift.

Të mërkurën, artistët përfshirë Lana Del Rey dhe Dua Lipa u zëvendësuan biografitë e tyre nga sulmuesi.

Hakeri e quajti veten Daniel, dhe zëvendësoi fotot e të famshmëve me një nga vetja e tij.

Veprimi do të jetë një siklet për përpjekjet e sigurisë së platformës. Është aplikacioni më i popullarizuar në llojin e tij, i cili së fundmi ka punuar në masat e sigurisë së platformës.

Sulmuesi gjithashtu u kërkoi njerëzve ta shtonin atë në Snapchat dhe shtoi fjalët “Trump 2020”.

“Më e mira nga të gjitha, brohorisni për mbretëreshën time Taylor Swift”, shtoi ai.

Në Twitter, përdoruesit postuan imazhe të faqeve të ndryshuara, të cilat prekën gjithashtu artistë si Future dhe Pop Smoke. /Insajderi.com