![Dua pozon e shtrirë në jaht, kështu i komenton vjehrra](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/07/dua-lipa-1-730x440.jpg)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa ditë është duke i shijuar pushimet në bregdetin shqiptar.
Bashkë me të janë edhe familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.
E me nënën e këtij të fundit Dua si duket ka marrëdhënie shumë të mira.
Yolanda Hadid, nëna e Anwar, i ka komentuar artistes në një foto që kjo e fundit ka publikuar në Instagram, ku shihet e shtrirë në jaht.
“Ju dua” ka shkruar ajo duke iu referuar Duas dhe Anwar.
Përndryshe “Love again” është kënga që Dua ka lansuar muajin e kaluar./Insajderi.com