
Shyhrete Behluli dhe Gold AG kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor. Dyshja lajmin e kanë bërë të ditur përmes llogarive në Instagram. Derisa Behluli ka shpërndarë një fotografi nga vendi ku po xhirohet klipi, poshtë saj ka shkruar, “Pamje nga klipi i ri që do vijë së shpejti”. Po ashtu dhe artisti ka ndarë imazhe derisa ka bërë të ditur se kënga do të lansohet më 7 qershor në orën 18:00. Ky nuk është projekti i parë i tyre. Dyshja kanë edhe projekte tjera ku arriten të jenë goxha të sukseshme dhe padyshim që edhe kjo do të jetë në atë mes. /Insajderi.com