Duhet të shihni dy tatuazhet e reja të Jonida Vokshit

Duhet të shihni dy tatuazhet e reja të Jonida Vokshit

Tatuazhet janë arti që përjetoson në trupin tonë kujtime tona dhe shumë njerëz gjejnë kënaqësi në gdhendjen e tyre në lëkurë.

Tatuzhi i ri i aktores dhe moderatores i dedikohet vajzës së saj Emit, emrin e së cilës e shkroi në dorën e saj. Një font i bukur shkronjash që paraqesin një tatuazh minimalist, njofton Insajderi.

Këtë e ndau në llogarinë e saj në Instagram me të gjithë ndjekësit por nuk është i vetmi që ajo bëri.

Tatuja e dytë është më masiv në pamje dhe shtrihet përgjatë kurrizit të saj. Për këtë të dytin ajo zgjodhi gjuhën hebraike.

Kuptimi i tij në gjuhën shqipe është “Faleminderit Zot” dhe mund ta shihni në imazhin e mëposhtëm që ajo ndau në Instagram. /Insajderi.com