Megjithëse Kate Middleton ka aftësinë dhe financat të ndërrojë veshjet çdo ditë, ajo ende ka një qasje më praktike. Shpeshherë është parë me fustane dhe pallto që i ka veshur edhe para disa vjetëve, vetëm duke i aksesorizuar në mënyra të ndryshme.
Andaj dukesha mund të na mësojë edhe ne disa gjëra se si një fustan a kostum i njëjtë mund të vishet disa herë edhe në evente shumë të rëndësishme, njofton Insajderi.
Dukesha u paraqit me të njëjtën pallto, vetëm se ajo përdori një shall kashmiri jeshil për të bërë diferencën.
Kur këtë fustan të kuq e veshi për herë të parë, ajo e kombinoi me një kapele princeshash, kurse herën e dytë, zgjodhi një pamje më të thjeshtë duke larguar kapelën.
Si më lartë, dukesha përdori të njëjtin truk. Veshi fustanin e njëjtë pa kapele dhe një model më ndryshe flokësh.
Për dallim nga hera e parë kur dukesha veshi këtë kostum, herën e dytë ajo zgjodhi një rrip tjetër në bel dhe largoi kapelën.
Sa shumë mund të ndryshojë pamjen aksesoret na e dëshmon ky fustan i njëjtë i veshur në evente të ndryshme. Në herën e dytë që e veshi fustanin, dukesha veshi sandale dhe në vend të vathëve të mëdhenj zgjodhi një qafore dhe lëshoi flokët.
Në paraqitjet e ndryshme më fustanin e njëjtë, dukesha vetëm ndryshoi modelin e flokëve.
Nga paraqitja e parë me pallton e njëjtë, ajo hoqi rripin, vuri një kapele të madhe si dhe shtoi një palë dorëza.
Dukesha sërish ndryshoi vetëm modelin e fundit, që në fakt transformon tërësisht dukjen në fustanin e njëjtë.
Fustani i njëjtë duket kaq ndryshe me këpucë dhe rripa të ndryshëm, apo jo? Edhe dukesha pajtohet.
Fustani i njëjtë në dy evente. Për dallim na paraqitja e parë, flokët e kapur u zëvendësuan me flokë të lëshuar, byzylyku me një unazë, si dhe në dekoltenë e saj e mbuloi me një gjerdan masiv.
Duken sikur fustane të ndryshme, por është pelerina dhe modeli i flokëve ajo që bën diferencën. /Insajderi.com