Dukesha Kate, një grua mbretërore që mbjell perime në kopshtin e shtëpisë

Dukesha Kate, një grua mbretërore që mbjell perime në kopshtin e shtëpisë

Dukesha Kate Middleton është në qendër të mediave botërore për çdo veprim që bën, ajo së fundmi është pa  duke rregulluar kopshtin e shtëpisë.

Nëna e tre fëmijëve, 6, 4 dhe 1 vjeç e gjysmë, ka bërë një punë me plot pasion për të mbjellë shumë nga preferencat e familjes së tyre, kryesisht perime organike.

Ajo madje thotë se e ka shfrytëzuar rastin që të angazhojë fëmijët e saj në pastrimin e kopshtit nga barërat e këqija, si dhe pohon se ky aktivitet nuk është vetëm fizik.

“Si prindër, e kemi detyrë që të zhvillojmë çdo aspekt të fëmijëve tonë, dhe jo vetëm atë fizik. Ta njohësh dhe ta duash natyrën hap dyer të suksesit, pasi natyra është vet jeta”, u kishte thënë mediave dukesha Kate.

Dihet se familja mbretërore britanike është impakt faktor edhe në stilin e jetesës së shumë britanikëve.

Familja pesë anëtarëshe e William, për dallim nga ajo e sapokrijuara e vëllait të tij Harry, preferojnë stil të thjeshtë dhe të përballueshëm, duke nisur nga veshja, e deri te përdorimi i aeroplanëve komercial.