“Duro” kënga e re e Dafina Zeqirit që bart mesazhin e fuqishëm

“Duro” kënga e re e Dafina Zeqirit që bart mesazhin e fuqishëm

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e ri, njofton Insajderi.

“Duro” mban titullin kënga përmes së cilës artistja bart një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që përballen me depresionin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa përmes këndimit 31-vjeçarja inkurajon fansat që të bëhen më të fortë se përherë.

Ndiqeni të plotë këngën në vijim. /Insajderi.com