Dy aktore shqiptare pjesë e kastit kryesor për serialin nordik “Welcome to Utmark”

Dy aktore shqiptare pjesë e kastit kryesor për serialin nordik “Welcome to Utmark”

Sot u bë e ditur se Maylinda Kosumovic dhe Rozafa Celaj do jenë pjesë e trupës kryesore të aktorëve për serialin e ri “Welcome to Utmark”, njofton Insajderi.

“Welcome to Utmark” është prodhuar nga Finn Gjerdrum dhe Stein Kvae në Paradox Film 8 AS dhe prodhuesit ekzekutivë për HBO Europe janë Hanne Palmquist, Camilla Curtis dhe Steve Matthews për HBO Europe.

Seriali ka premierën me 18 prill në HBO Nordic dhe në territoret e HBO Europe.

Më poshtë mund të ndiqni trailer-in për serialin. /Insajderi.com