“Dy Dashni” Hit edhe jashtë kufijve, kap 60 milionë!

“Dy Dashni” Hit edhe jashtë kufijve, kap 60 milionë!

Projekti i realizuar me 7 gusht 2017 nga këngëtarja atraktive Genta Ismajli akoma po dëgjohet shumë.

Edhe pse është realizuar gati dy vite më pare, kënga akoma po dëgjohet por jo në Kosovë por në Turqi, Rusi dhe në disa vende të tjera aziatike.

Kjo mund të vërehet lehtë nga klikimet në Youtube, dukë numëruar 60 milijon shikime, dhe 235 mijë pëlqime. Po ashtu nëse lexoni komentet në Youtube, te gjitha janë në gjuhë të huaja.

Trendi i shikimeve në Youtube është më i madh te ky projekt, se sa të projektet e fundit të Gentës.

Dëshmi tjetër që kënga është bërë hit jashtë kufijve janë edhe covers dhe remikset që ju kanë bërë këngës nga shtetas të huaj.

Në Shazam kënga është kërkuar mbi 795 mijë herë, gjë qe dëshmon që Dy Dashni është dëgjuar mjaft shumë.

Fakti që kënga ishte një hit edhe në Turqi mund të këtë ndikuar në bashkëpunimin e radhës që do të ketë Genta me reperin e famshëm Turk Ceza, që u paralajmërua ditë më parë.