Së fundmi aktori turk i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman, nuk ‘llastoi’ vetëm veten me një dhuratë të shtrenjtë, por edhe bashkëshorten e tij.
Mediat turke shkruajnë se për vete bleu modelin e fundit të veturës Range Rover modeli ‘jeep’ për 1 milionë e 700 mijë lira turke (mbi 220 mijë euro) dhe Almedës një veturë nga i njëjti brend makinash që i kushtoi plot 1 milionë e 300 mijë lira turke (afro 169 mijë euro), njofton Insajderi.
Po ashtu u kujdes edhe për një tjetër detaj shumë të ëmbël. Në targat e makinës shkruan ‘ETA’, që qëndron për inicialet e familjes, Efehan vogëlushi, Tolgahan dhe Almeda.
Tolgahan duket se është fans i automjeteve, meqenëse në shtëpinë e tij në Beykoz, ai ka edhe dy motoçikleta, që sipas mediave turke së bashku arrijnë çmimin e 8 milionë lirave turke (afro 104 mijë euro).
Shtëpinë në Beykoz, e kishte blerë pas lindjes së djalit në vitin 2017. Ndërkaq, Almeda është tërhequr përkohësisht nga projekte të reja, për t’u përkushtuar më shumë në rritjen e Efehanit. /Insajderi.com