14 dhjetorin e vitit që lamë pas, çifti Ledri Vula dhe Sara Hoxha mirëpritën fëmijën e parë. Në jetë erdhi një vajzë e shëndetshme që i lanë emrin Poem Blu, njofton Insajderi.
Prindërit e rinj, ishin ata që ndanë lajmin në rrjetet e tyre sociale, dhe nuk vonoi shumë kur na prezantuan edhe portretin e vogëlushes së ëmbël.
Që atëherë, Sara Hoxha ka qenë mjaft aktive në rrjetin e saj social, Instagram, duke ndarë detaje nga jeta e saj e re si nënë. Në javën e parë të lindjes, Poem Blu u pajis edhe me llogarinë e saj në Instagram.
Së fundmi, në një postim në Instagram, ajo shkroi se që kur Poem Blu ka ardhur në jetë ka harruar si është të bësh një natë të plotë gjumë.
“Vras mendjen se si është të flesh”, shkruan ajo mbi një fotografi ku shihet me vogëlushen e saj në krah.
Në po të njëjtin postim në ndjekës i kishte replikuar duke shkruar, “O po, kjo është ndjenja më e bukur që të rrish zgjuar me një engjëll të vogël që ta zgjat jetën”.
Sara ndau këtë mesazh me ndjekësit e saj, duke shkruar me humor se personi që ia ka dërguar është “100 për qind mashkull” dhe se “nuk di si të përgjigjem”.
Në një postim tjetër, ajo ndau edhe një batutë, ku shkruan se “të jesh nënë është e mrekullueshme, por nganjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi”. Ajo ka etiketuar llogarinë e Ledrit duke shkruar, “Dua të jem unë babi”. /Insajderi.com