Dy shqiptarë në produksionin gjigant të Hollywood-it

Dy shqiptarë në produksionin gjigant të Hollywood-it

Blerim Destani ka publikuar një trailer të ri të produksionit hollivudian me titull “The Comeback Trail”, njofton Insajderi.

Në mesin e aktorëve si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones, luan është aktori shqiptar, Blerim Destani.

Për më tepër edhe një tjetër shqiptar është pjesë e produksionit – për muzikën e filmit do të kujdeset kompozitori shqiptar, Aldo Shllaku.

Filmi që do të lansohet më 13 nëntor të këtij viti është e zhanrit dramë-komedi. Ky është rikrijim i filmit të vitit 1982, që mban të njëjtin titull.

Ngjarja që trajtohet lidhet me dy regjisorë filmash të cilët përfshihen në një skemë mashtrimi për të përfituar para për të paguar disa borxhe. Në fund, përfitojnë më shumë nga ç’kanë pritur. /Insajderi.com