“Dy tigra”, Getinjon e Ramush Haradinajn i bën bashkë palestra

“Dy tigra”, Getinjon e Ramush Haradinajn i bën bashkë palestra

Kanë profesione të ndryshme, por të dy i bashkon diçka – pasioni për palestrën, njofton Insajderi.

Politikanin Ramush Haradinaj dhe reperin Getinjo palestra i ka bërë bashkë të mërkurën mbrëma, e ky i fundit ka shfrytëzuar rastin për të ndarë një fotografi me ndjekësit e tij në Instagram.

“Dy tigra”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Duke qenë se Haradinaj është nga Komuna e Deçanit, ai ka përdorur termin “tigër”, pasi atje qytetarët shpesh identifikohen me këtë nofkë, që nënkupton “i fuqishëm”./Insajderi.com