Rose Leslie dhe Kit Harington janë prindër të ardhshëm!
Aktorja, 33 vjeçare, debutoi me barkun e rrumbullakosur për numrin e ri të “Make Magazine”. Ajo dhe Harington, 33 vjeçar, portretizuan të dashuruarit Jon Snow dhe Ygritte në serialin “Game of Thrones” që fitoi Emmy në HBO.
-08.jpg)
Thashethemet se ata dy ishin në lidhje filluan në vitin 2012.

Pas një ndarje të shkurtër, çifti u pajtuan dhe vazhduan të nxisnin spekulimet e romancës derisa konfirmuan zyrtarisht lidhjen në prill të vitit 2016.
Ata u fejuan në shtator 2017, duke konfirmuar lajmin e bukur në mënyrë shumë tradicionale (dhe shumë britanike): përmes një reklame të klasifikuar në The Times. Më pak se dy vjet më vonë, ata u martuan në Skoci në qershor të vitit 2018. /Insajderi.com
![]()
Burimi: People