Përveç se fansat vazhdojnë të shijojnë muzikën e reperit kosovar me qendër në Gjermani, Azetit, ata tashmë mund të shijojnë edhe dynerat, nën emrin e tij.
Azet po komercializon emrin e tij edhe në industrinë e ushqimit duke lansuar në treg “Azet’s Green Kebab”, njofton Insajderi.
Reperi fillimisht ndau idenw me ndjekësit e tij , dhe ai menjëherë mori shumë replika pozitive. Kaq iu desh reperit t’i hipte aeroplanit, për të udhëtuar drejt Turqisë, edhe kështu të realizonte një plan konkret.
Disa ditë më vonë, reperi dhe biznesmeni Azet me sa duket ka finalizuar gjithçka! Tani është njoftuar përmes Instagram që “Azet’s Döner” është në dispozicion në dy versione të ndryshme dhe tre salca të ndryshme.
Më poshtë postimi i plotë i reperit në Instagram. /Insajderi.com