Në një postim tashmë të fshirë nga llogaria e saj në Instagram, Rozana Radi kishte publikuar disa video-pamje të kapura nga kamerat e sigurisë, të një të mituri i cili vodhi para nga arka e dyqanit të saj, njofton Insajderi.
Në video, shfaqet një djalë teksa hyn në dyqan dhe merr para rreth orës 19:30.
“ #Comingsoon te dyqani im. Të gjithë duart lart! (Këto që vodhi i ka marrë për t’i prishur tek Folie, kurse 1 mijë-lekshin e donte për fat),” – shkruan ajo.
Ajo më pas tregon se i njëjti kishte plaçkitur edhe disa dyqane tjera të qytetit, dhe se ai është vetëm pjesë e një rrjeti të personave të plaçkitin në këtë mënyrë.
“Ndërkohë në story keni po të njëjtin, sot duke vjedhur një butik tjetër. Ka kohë t’i sjellë paratë që ka vjedhur në të kundërt e dimë se kush është dhe se kush janë ata që i nxjerrin të vjedhin. Mendojeni mirë!”
Reagime të shumta pati, po këngëtarja hasi edhe në shumë kritika nga ndjekësit e saj, për faktin se ajo ekspozoi hajdutin që po i vidhte dyqanin e saj.
E nxitur nga këto komente, Rozana reagoi me anë të një postimi tjetër në llogarinë e saj, për të sqaruar njëherë e mirë të gjithë ata që e kritikuan.
“Mbrëmë në dyqanin tim ka ndodhur një vjedhje. Një djalë (të cilit nuk ja di as moshën ka hyrë dhe ka marrë një shumë parash.) Pasi publikova videon e aktit vërshuan mjaft komente të tipit “ S’të vjen turp që e postove”, “Ai s’ka të hajë, ti ke dhe bëhesh e keqe aq më tepër që duket se është minoren”.
( Shumica e këtyre mesazheve ishin nga gra.)
Tani më lejoni të them dy fjalë për gjestin e publikimit të kësaj videoje nga unë:
1 – Djali në video i ka marrë mbarë të gjithë butikët e Tiranës (keni dhe fotot në vijim) dhe sipas inforamcioneve që më dërguan shumë pronarë/e butikësh në Inbox, janë një rrjet të rriturish që i kanë rekrutuar dhe i nxjerrin në masë për të vjedhur.)
2- Të më vijë keq për një hajdut kushdo qoftë mosha e tij, nuk është se më ndodh e s’ka për të ndodhur kurrë.
3- Të më tregosh se sa lek kam nuk është pazari juaj se s’mi keni falur dhe nuk më ndihmuat ju për të ngritur biznesin tim.
4- E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Ndaj mendoj që shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sygjeroj te mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ja fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët që po i pushojnë nga puna në masë, për TV që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtore në kohë pandemie për bukën që hamë e që përmban 1000 pisllëqe brenda. Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua, por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersën time! Kam filluar dita ditës, bindem ta lë këtë vend , jo sepse nuk e dua. por njerëzit si ju bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mir na e bëjnë qeveritë kur hipin atje lart. Ata preferojnë një shoqëri injorante pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre personale.”