Dyshimet e para: Pse makina luksoze e Françeska Jaçes u përfshi nga flakët?

Dyshimet e para: Pse makina luksoze e Françeska Jaçes u përfshi nga flakët?

Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Mediat shqiptare raportojnë se makina luksoze është në pronësi të modeles shqiptare, Françeska Jaçes, njofton Insajderi.

Makina e vlonjates është djegur pjesërisht pas reagimit të shpejtë dhe zjarri është shuar. Sipas raportit të policisë, më tej njoftohet se një grup hetimor po punon në zbardhjen e ngjarjes dhe shkakun e zjarrit.

“Me datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë shqiptare.

Ndërkohë, modelja nuk ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar, ndërkaq me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo la të kuptohej se ishte shumë larg Vlorës. Modelja ka udhëtuar nga Stambolli drejt Brazilit.

“Ballkan Web” raporton se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm gjatë tentim vjedhjes së makinës “Range Rover Velar”. Sipas burimeve të policisë makinat luksoze kanë një sistem anti-zjarri, që hapen automatikisht në momentin që senzorët detektojnë nxehtësi.

Makina e modeles ka një vlerë të madhe në treg – mbi 50 mijë euro – dhe dyshohet se ishte synuar për tregun e makinave të vjedhura. /Insajderi.com