Dyshja e famshme e muzikës ndajnë rrugët pas 28 vjetësh

Dyshja e famshme e muzikës ndajnë rrugët pas 28 vjetësh
Burimi i fotografisë: ITV/Rex Features

Daft Punk, dyshja franceze, që sollën një sens të ri fantastiko-shkencor dhe euforik i muzikës elektronike të pop-it, janë ndarë.

Ata njoftuan ndarjen me një video në YouTube duke shfaqur një klip nga filmi i tyre Electroma, duke shfaqur një nëntitull me datat 1993-2021. Publicisti i tyre Kathryn Frazier konfirmoi ndarjen për Pitchfork, por nuk dha detaje të mëtejshme, njofton Insajderi.

Ndarja shënon fundin e një partneriteti 28-vjeçar midis Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, i cili u formua në Paris duke luajtur më parë së bashku në bandën rock Darlin. /Insajderi.com