E akuzoi se pëlqen vajzat e vogla, reperi shqiptar i kthehet keq fansit

E akuzoi se pëlqen vajzat e vogla, reperi shqiptar i kthehet keq fansit

Reperi me origjinë shqiptare i hitit “My Year”, Gashi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja kohët e fundit për suksesin e madh që po arrinë me këngët e tij që po kthehen shumë shpejt në hite.

Gashi është i ndjekur në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto dhe video nga këngët e tij më të reja. Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shihet duke u përqafuar me një vajzë që ka veshur një uniform shkolle.

Mirëpo reagimet e fansave nuk kanë qenë të mira dhe shumë prej tyre e kanë akuzuar atë se pëlqen vajzat nënmoshë.

“Duket si një vajzë nënmoshë. Më pëlqen muzika jote, por kjo në këtë foto duket si një vajzë nënmoshë”, i ka shkruar një nga fansat, por Gashi nuk ka duruar dhe ka reaguar menjëherë.

“Në këtë video supozohej të aktronim sikur ishim në një shkollë private me uniforma. Më vjen keq nëse duket në një mënyrë tjetër, por në fund të ditës, unë nuk ‘e bëj’ në atë mënyrë”, i ka thënë Gashi duke e sharë në fund.