E ‘akuzuan’ se nuk e linte Marinën të punonte, flet për herë të parë Getoari

E ‘akuzuan’ se nuk e linte Marinën të punonte, flet për herë të parë Getoari

Getoar Selimi ka bërë si rrallëherë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij private!

Në një intervistë për revistën Living, të cilën ai ka zgjedhur ta bëjë publike në profilin e tij në Instagram,reperi flet jetën në Tiranë, xhelozinë e përfolur dhe zgjerimin e familjes!

“Kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, dhe ku do të jetojmë. Për të dy ne është njësoj si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, shprehet reperi.

Por për t’u bërë baba dhe për të zgjeruar familjen çfarë mendon Getoari?

“Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, u shpreh reperi.
Ai foli edhe për lajmet e tipit “Geti nuk e lë Marinen të punojë” dhe tha se qeshte me Marinen sa herë që i lexonin ato:

“Njerëzit më paragjykojnë se ju dukem i ashpër, xheloz agresiv”, thotë Getoari i cili shton se i pëlqen të qëndrojë indiferent kur lexon të tilla lajme të pavërteta.