E akuzuar për trafikim armësh – 6 vjet burg për Fjolla Morinën

E akuzuar për trafikim armësh – 6 vjet burg për Fjolla Morinën

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Sipas “Dosja.al”, avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Më 20 janar ajo u arratis pasi, nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Policia shkoi për kontroll, por nuk e gjeti në banesë dhe nisi hetimet.

Që atëherë, këngëtarja ka realizuar pushimet, si në Maldive ku u martua për 14 shkurt dhe së fundmi në Dubai. /Insajderi.com