E dashura e Brad Pitt ankohet për komentet me urrejtje ndaj saj

E dashura e Brad Pitt ankohet për komentet me urrejtje ndaj saj

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturaski ka ‘goditur’ ngacmuesit që kanë kritikuar marrëdhënien e saj me aktorin në mes të divorcit nga Angelina Jolie.

Nicole shkroi në Instagramin e saj për të folur në lidhje me sulmet që ajo ka përjetuar që kur romanca e saj me Brad u bë publike.

Duke folur në gjermanishten e saj amtare, Nicole pyeti: “Hej djema unë kam menduar që përgjithmonë pse njerëzit lënë komente urrejtjeje?

“Pse? Cili është përfitimi? Unë vetëm dua të kuptoj mënyrën e të menduarit që shtyn në urrejtje.”

27-vjeçarja Nicole, e cila është përshkruar si një përzierje e ish-parnereve të Brad, Angelina dhe Jennifer Aniston, tha se i gjeti njerëzit që komentojnë për lidhjen e saj me urrejtje janë ‘të trishtuar’.

Ajo tha: “është kaq e vrazhdë dhe e trishtuar për ata që komentojnë. Thjesht mos ndiq njerëz nëse nuk të pëlqen përmbajtja e postimeve të tyre. Është shumë e lehtë”./Insajderi.com