“E dashura” e deputetit kosovar dyshohet se është përfshirë në prostitucion

“E dashura” e deputetit kosovar dyshohet se është përfshirë në prostitucion

Është një nga femrat më të komentuara kjo për shkak të deklaratave të saj të bujshme, Iva Aliko u komentu  gjatë se ka një të dashur deputet dhe me anë të fotove ku shihet pothuajse e zhveshur, është bërë pjesë e një skéme próstitucioni.

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt të njohur si Zogu i Tiranës, pjesë e të cilës është edhe Aliko.

Sipas dosjes ku është edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për próstitucion Denisa Nelit, Aliko është shfaqur në skenë, në momentin që ka dërguar ‘Zogun e Tiranës’ në lagjen e tij. Neli, e cila zbërtheu të gjithë skemën, ka treguar se ka qenë Iva këngëtarja, ajo që e ka sjellë Nikajn në lagje ku e priste “Velo”.  

Ky i fundit, sipas Denisës është punonjës policie dhe e ka çuar atë së bashku me Zogun e Tiranës, në hótelin “Autostrada”, ku e priste laçjani Artur Gjini. Si shpërblim për orët që do të kalonin me Gjinin, Neli dhe Nikaj kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra secili. Gjithçka ka ndodhur natën që policia shpërtheu derën dhe i gjeti të tre të zhveshur në shtrat.

Kujtojmë se shpesh Iva ka përmend një lidhje dashurie me një deputet për dhuratat luksoze që i bën, por asnjëherë nuk e ka bërë publike se kush është deputeti i “famshëm”. Këto deklarata  Aliko  mendohet se i shfrytëzoi vetëm  për të marrë famë.