E dashura e re e Brad Pitt gati 30 vjet më e re se ai

E dashura e re e Brad Pitt gati 30 vjet më e re se ai

Brad Pitt është në lidhje me modelen gjermane Nicole Poturalski 27 vjeçare, teksa shkurorëzimi i tij nga Angelina Jolie po vazhdon, Page Six konfirmoi, transmeton Insajderi.

Aktori, 56 vjeçar, u pa në Francë me modelen të mërkurën, pasi dyshja mbërritën në aeroportin Le Bourget jashtë Parisit.

Një burim konfirmoi për Page Six: “Ata janë në lidhje dhe po shijojnë pushimet së bashku”.

Fituesi i çmimit Oscar Pitt mbante kokën poshtë pas mbërritjes, ku u pa me syze dielli dhe një kapelë.

Brad Pitt and German Model Nicole Poturalski Spotted Together in France |  Entertainment Tonight

Dyshja më vonë vazhduan rrugën për në vilën e aktorit në jug të Francës.

Mund të ketë disa të dhëna të fshehura që sugjerojnë se ata kanë mbajtur të fshehtë me muaj lidhjen. Poturalski ka postuar disa fotografi që i referohen “dashurisë” së saj dhe “gjysmës më të mirë” në Instagram gjatë dy muajve të fundit, megjithëse nuk ka specifikuar drejtpërdrejt nëse po shkruan për Pitt apo një partner të mëparshëm. /Insajderi.com