E dinë edhe fëmijët e shkollave fillore, por jo edhe Evi Reçi

E dinë edhe fëmijët e shkollave fillore, por jo edhe Evi Reçi

Një nga sfidat më të vështira për fëmijët në shkollë fillore, është padyshim tabela e shumëzimit. Por që të gjithë ja dalin mbanë ta mësojnë, madje janë në gjendje edhe ta riprodhojnë vite e vite më vonë. Por jo edhe Evi Reçi.

Në një intervistë për Prive dhënë së fundmi, ajo zbuloi disa gjëra për veten. Kështu ajo tha se qëndron tepër keq me matematikën, madje e thotë si diçka që ndoshta e dallon nga të tjerët.

“Unë qëndroj shumë, shumë keq me matematikën. Nëse doni të më ofendoni, ose të bëj figurë të keqe, më pyesni për tabelën e shumëzimit”, thotë ajo në Intervistë.

Por të qëndruarit keq me matematikën, ajo e zhbën me faktin se di të flasë 5 gjuhë rrjedhshëm. /Insajderi.com