E ftuara çohet nga karrigia dhe i lë emisionin në gjysmë pasi Bieta Sulo e pyeti për rrogën

E ftuara çohet nga karrigia dhe i lë emisionin në gjysmë pasi Bieta Sulo e pyeti për rrogën
Burimi i fotografisë: SS: Top Channel/Youtube

Pasditja në ekranin e Top Channel është gjithnjë e rezervuar për emisionin e Bieta Sulos, “Ftesë në 5”, që transmeton drejtpërdrejt – dhe të papriturat ndonjëherë ndodhin.

Gjatë ditës, ajo kishte të ftuar vlogeren e njohur Adisa Gjomemo e cila u bë e njohur me kanalin e saj në Youtube, ku dokumenton përditshmërinë e saj, rrengje të ndryshme dhe stilin e jetës në Arabinë Saudite, njofton Insajderi.

Gjatë një bisede të këndshme, Sulo do të dijë se edhe sa fiton ajo nga kanali i saj por e ftuara nuk e priti aspak mirë.

“A mund të largohem? Nuk më pëlqejnë pyetje si këto”, thotë ajo dhe vijon të dalë nga studio teksa i kërkon falje.

Befasia dhe sikleti mund të lexohet në fytyrën e Bietës e cila me gjakftohtësi po mundohej të menaxhonte situatën. Pas pak sekondash, Adisa rikthehet në studio duke qeshur për t’i thënë se ishte e tëra një lojë.

“U riktheva. Kjo është një nga gjërat që bëj unë në kanalin tim. Kjo ishte një lojë e vogël”, thotë ajo duke qeshur.

Më poshtë mund të ndiqni klipin e shkëputur nga intervista e plotë. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)