Është një prej artistëve më të komentuar në Kosovë kur vjen puna tek jeta e tij private.
Fjala është për këngëtarin nga Kosova, Mehdin Përgjeçaj i njohur për publikun si Meda, shkruan Insajderi.
Dafina Zeqiri vjen me gjithë ekipën për herë të parë në Review – 02.01.2020
Dafina Zeqiri vjen me gjithë ekipën për herë të parë në Review – 02.01.2020
Gepostet von Review am Donnerstag, 2. Januar 2020
Ai këtë të mërkure ka vendosur që të sjellë për dashamirët e shumtë të tij, tri imazhe ku shihet me gjithë familjen.
Gjashtë anëtarët e familjes Përgjeçaj shihen tejet të lumtur me njëri-tjetrin, ndonëse shkrepja e imazhit në një kornizë të vogël e të bardhë, duket e çuditshme.
Se çka ka dashur të thotë autori me këtë, nuk dihet por të çuditshme janë edhe dy imazhe e tjera ku shihet ai dhe gruaja e tij, Lulja.
Përgjeçaj ka vendosur që krejt këtë set fotografik ta përshkruaj vetëm me një ’emoji’ të globit, që ka kuptimin se e gjithë bota e këngëtarit në këtë rast është familja e tij.
/ © Insajderi /