E infektuar me COVID-19, Dafina Zeqiri tregon se si po i përjeton simptomat

E infektuar me COVID-19, Dafina Zeqiri tregon se si po i përjeton simptomat

Autorja e shumë hiteve në tregun muzikor shqiptar, Dafina Zeqiri tash e disa ditë po qëndron në vetizolim pasi është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi, ku ka zbuluar se nuk ndihet edhe aq mirë por se do të vazhdojë të publikojë imazhe.

Pak orë më vonë Dafina ka postuar një Instastory ku tregoi se tashmë ajo nuk mund të nuhasë asgjë.

“Është zyrtare… Tashmë nuk mund të nuhas asgjë”, ka shkruar 31-vjeçarja në Instagram, duke lënë të kuptohet se tanimë si pasojë e infektimin e COVID-19 ka humbur dhe nuhatjen.

Kujtojmë se, pak kohë më parë Dafina iu nënshtrua edhe një operacioni në gju, për të cilin iu deshën gati pesë javë që të rikuperohej./Insajderi.com