E ironizoi për gjoksin, Emina Çunmulaj ndjekëses: Ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë

E ironizoi për gjoksin, Emina Çunmulaj ndjekëses: Ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë

Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të ndjekura në rrjete sociale, e cila së fundmi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e re, pasi i preu flokët shkurt.

Ajo ndan vazhdimisht me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj me bashkëshortin, dy vajzat, apo miq të ndryshëm me të cilët kalon një pjesë të kohës.

Së fundmi, ajo publikoi një foto nga udhëtimi drejt New Jersey-t, mirëpo vëmendjen ia tërhoqi njëri prej komenteve të ndjekësve. “Po gjoksin ku e ke lënë?”- i shkruan një vajzë, të cilës Emina s’ja ka përtuar me përgjigjen:

“Aty në aeroplan privat e kam lënë. Mos u bëj merak motra se ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë.”- shkruan Emina duke i mbyllur gojën ndjekëses me përgjigjen.