E keni vënë re që rëndom personazhet e filmave “Disney” nuk e kanë nënën?

E keni vënë re që rëndom personazhet e filmave “Disney” nuk e kanë nënën?

Ka një histori të gjatë të filmave të animuar Disney në të cilët protagonistë të rinj rriten pa nënën dhe nganjëherë pa asnjë prind.

Merrni parasysh këta filma klasikë në të cilat një personazh ose ka humbur nënën ose nuk përmendet fare në histori:

  • “Borëbardha”
  • “Bambi”
  • “Hirushja”
  • “Piter Pan”
  • “Libri i xhunglës”
  • “Dhelpra dhe zagari”
  • “Sirena e Vogël”
  • “E bukura dhe bisha”
  • “Aladini”
  • “Pocahontas”
  • “Gungaci i Notre Damit”
  • “Çmenduritë e perandorit”

Pse ndodhë kjo?

Në një intervistë të vitit 2014 me Glamous, producenti ekzekutiv i “Maleficent” Don Hahn, i cili gjithashtu punoi në klasikët e Disney, përfshirë “Mbreti Luan” dhe “Makthi para Krishtlindjes”, dha dy shpjegime, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

“Një arsye është praktike sepse filmat janë të gjatë 80 ose 90 minuta dhe filmat e Disney janë flasin për rritjen”, tha Hahn.

“Ata kanë të bëjnë me atë ditë në jetën tënde kur duhet të pranosh përgjegjësinë. Simba iku nga shtëpia por u desh të kthehej. Me pak fjalë, është shumë më shpejt të kesh personazhe që rriten kur nuk përplasen me prindërit e tyre. Nëna e Bambi vritet, kështu që ai duhet të rritet”.

Arsyeja tjetër që dha Hahn është shumë më e errët.

Sipas biografisë së Walt Disney “How to Be Like Walt: Capture the Disney Magic Every Day of Your Life”, Walt dhe vëllai i tij Roy blenë të dy një shtëpi për prindërit e tyre në Los Angeles në vitin 1937. Pas rreth një viti, nëna e Walt thirri një mëngjes në nëntor duke pyetur nëse furra e gazit që po rrjedhte në shtëpi mund të rregullohej.

“Ai u kërkoi djemve të studios të shkonin dhe të rregullonin furrën, por kur mamaja dhe babai i tij u zhvendosën në shtëpi, një ditë prej ditësh gazi rrodhi sërish dhe nëna e tij vdiq”, tha Hahn.

“Shërbëtori i shtëpisë erdhi të nesërmen në mëngjes dhe nxori nënën dhe babanë e tij në lëndinën e përparme. Babai i tij ishte i sëmurë dhe shkoi në spital, por nëna e tij vdiq. Ai kurrë nuk do të fliste për këtë, askush nuk e përmendi. Ai kurrë nuk foli për atë kohë, sepse ai personalisht ndjehej i përgjegjshëm për vdekjen e nënës së tij”, vazhdoi duke thënë ai.

Nëna e Walt, Flora, vdiq më 26 nëntor të vitit 1938, pas suksesit të “Borëbardhës dhe Shtatë Xhuxhëve” dhe gjatë prodhimit të “Pinokios”, i cili ishte një dështim teatror.

Hahn sugjeroi që Disney ishte përndjekur nga humbja e nënës së tij. /Insajderi.com