E krahasuan me Borën dhe Elvanën, Efi tregon çka e lidhë me to

E krahasuan me Borën dhe Elvanën, Efi tregon çka e lidhë me to

Mbrëmë gjatë puntatës në ‘Për’puthen’ është transmetuar takimi i Efit me Samiun.

Dyshja u shprehen që kanë kaluar mirë në takim, por që raportet janë ftohur pak sa i përketë këtij të fundit.

Pas këtij diskutime Efit iu mundësua koha që të i përgjigjet disa pyetje nga publiku, ku një prej tyre i vinte në pah ngjashmërinë me Borën dhe Elvanën duke e pyetur se çfarë i ka moderatoren dhe këngëtaren.

Ajo tha së është e lumtur që i bëjnë krahasime të tilla më dy femra kaq të bukura, por që nuk i ka asgjë.

“Unë që kur kam hyrë në këtë program të gjitha komentet më krahasojnë me Borën dhe Elvanën dhe më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me këto dy femra shumë të bukura. Por nuk i kam asgjë”, ka pohuar ajo.

Pas kësaj Bora tha se çdoherë e kanë krahasuar me Elvanën, por që tashmë lindi edhe një e tretë.

“Çuditërisht të trija kemi ngjashmëri se dhe mua më thonë shpesh që ngjaj me Elvanën”, ka thënë moderatorja./Insajderi.com