
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, së fundi është përfolur se ka nisur një histori dashurie me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepi, njofton Insajderi.
Derisa rrjeti “po vlon” me lajmet se dyshja janë në lidhje dashurie, Enca i ka hedhur “benzinë zjarrit”.
Derisa një ndjekës e ka pyetur për këtë çështje, ajo ka publikuar një foto me Beartin, duke mos ia zbuluar fytyrën, por vetëm duke e etiketuar.
“Allahile qka përzihet midis teje e Beartit se na lodhen portalet, je si yll se na u bot te shpis ju”, i shkruan ndjekësi.
Enca ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor, dhe nuk dihet nëse Bearti do të jetë pjesë e klipit apo si qëndron e vërteta lidhur me fotot e publikuara në vazhdimësi të dyshes./Insajderi.com