E lumtur, Arbana Osmani njofton se babai i saj mundi Coronavirus-in

E lumtur, Arbana Osmani njofton se babai i saj mundi Coronavirus-in

COVID-19 po prek edhe personat që po tregohen të kujdesshëm si në rastin e babait të moderatores shqiptare, Arbana Osmani, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi Instagram, ajo njoftoi se babai i saj i shtyrë në moshë arriti t’i bëj ballë virusit, nga i cili vuajti për më shumë se dy javë.

Me  të theksuar këtë, babai i saj plot humor thotë se ishin 20 ditë, jo dy javë.

Moderatorja postoi një video në Instagram, ku tregon se babë e bijë u takuan më në fund pas tri javësh larg njëri tjetrit.

Më poshtë mund të ndiqni videon që Osmani publikoi. /Insajderi.com