E ngatërruan me mbështetësit e ISIS, këngëtarja shqiptare tregon se si e morën në pyetje në polici për 5 orë

E ngatërruan me mbështetësit e ISIS, këngëtarja shqiptare tregon se si e morën në pyetje në polici për 5 orë

Ndodh që një xhirim klipi të kthehet në një telash të madh. Ky rast i ka ndodhur para disa vitesh këngëtares së njohur Ronela Hajati teksa ishte duke xhiruar klipin e këngës “A don si kjo”. Figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it, prandaj është shkaktuar debat dhe panik asokohe. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka përfunduar në polici.

Kjo ngjarje ka ardhur sërish në vëmendje sonte në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel. Ronela Hajati ka treguar më me detaje atë situatë, e cila është detyruar të shkojë në polici.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.