E njihni vajzën në foto, sot këngëtare e njohur dhe pjesë e politikës

E njihni vajzën në foto, sot këngëtare e njohur dhe pjesë e politikës

Këngëtare, arkitekte, tashmë edhe pjesë e politikës Bëhet fjalë për Eliza Hoxhën e cila së fundmi në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi të shkrepur vite më parë.

“Përherë fëmijë me kurreshtje për sfidat e reja, për të mësuar gjëra të reja, për të provuar dhe për të guxuar.Qysh atëherë, përtej mësimeve të rregullta dhe muzikës e cila gjithëherë ka qenë me mua, isha fëmiu që u përfshi në klubin e ambasadorëve të vegjel të OKB-së si ambasadore e Francës.

Edhe sot, ende ruaj fletoret me informatat e mbledhura për Francën e viteve të’80-ta … A thua, është rastësi POLITIKA? Apo diçka që ka qenë aty pari por se ka marr vëmendjen time deri tani?”, ka shkruar Eliza Hoxha krahas fotografisë.