E paprecedent – kënga që shënoi histori në platformën Spotify

E paprecedent – kënga që shënoi histori në platformën Spotify

Platforma e transmetimit, Spotify njoftoi se kënga “Driver’s License” nga Olivia Rodrigo, shënoi rekord si kënga më klikuar brenda një dite, njofton Insajderi.

Melodia dramatike e muzikës pop kishte mbi 15,17 milionë transmetime globale më 11 janar, më pas theu rekordin e vet me mbi 17,01 milionë transmetime në 12 janar.

Kënga e cila u lansua me 8 janar, shënon edhe debutimin e këngëtares.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën.  /Insajderi.com