E patë Andi Shehin në videoklipin e ri të Shkenda Dubovës?

E patë Andi Shehin në videoklipin e ri të Shkenda Dubovës?

Shkenda Dubova ka një kohë të gjatë që është distancuar nga muzika. Për vitë të tëra ajo punoi në zhvillimin e rrjetit të qendrave të dobësimit që rezultoi të jetë shumë i suksesshëm, njofton Insajderi.

Por sipërmarrësja nuk harroi dashurinë e saj të parë – muzikën. Së fundmi ajo u rikthye me një këngë të re në bashkëpunim me një këngëtar të ri, Rikin.

Të gjithë u fokusuan në rikthimin e saj, sa që shkoi pa u përmendur se njëri nga ish-konkurrentët më të famshëm të “Për’puthen”, Andi Shehu u shfaq në videoklipin e saj.

Hera e fundit që dëgjuam këngë të reja të Shkendës, ishte vitit 2016 kur ajo lansoi këngën “Bad Gal” dhe “Ti me mu”. Më poshtë mund të ndiqni të plotë bashkëpunimin e ri me titull “Si dikur”. /Insajderi.com