“E përjashtuara e përjetshme”, pse nuk u përfshi Era Istrefi në imazhin e Kosovës?

“E përjashtuara e përjetshme”, pse nuk u përfshi Era Istrefi në imazhin e Kosovës?

Rita Ora, Dua Lipa, Gashi, Ava Max, James Belushi, Bebe Rexha e shumë e shumë emra të tjerë, janë ambasadorët më të mirë për Kosovën dhe Shqipërinë, për shqiptarët kudo në botë.

17 shkurti është Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe këtë vit shënoi 11-vjetorin e saj si shtet i pavarur. Në çdo përvjetor, bëhEt një dedikim qoftë artistik apo nga struktura të posaçme që merren me imazhin e Kosovës dhe nëse rikthehemi një vit më parë, kujtojmë imazhin me mbishkrimin “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën”.

Në imazh ishin vetëm Rita Ora, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi. Kjo u diskutua shumë duke kritikuar “Image of Kosovo” për përjashtimin e Erës. Ndonëse dy këngëtaret Lipa dhe Ora e kanë zhvilluar talentin e saj që  të vogla në Britaninë e Madhe, Era është në yll i lindur në Kosovë dhe me talentin e krijuar e shpalosur në trojet shqiptare.

Pavarësisht kësaj, Era arriti të ecë më lart në skenat ndërkombëtare ku momenti kulminant ishte kënga me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo performoi në finalen e Botërorit në Rusi  krah dy këngëtarëve të njohur.  Ka publikuar disa hite që nga ajo kohë dhe së shpejti do të sjellë projekte të reja dhe do të performojë në Kampionatin Botëror të Futbollit për Femra në korrik.

Por as kjo nuk mjaftoi që tenori  Rame Lahaj, ta përfshinte Erën në klip. Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, tenori kishte përgatitur një dedikim për Kosovën. Ai risolli këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës dhe në fund të klipit të përgatitur për këtë ditë, shohim Nënë Terezën, Rita Orën, Dua Lipn, Gashin, Majlinda Kelmendi dhe Blerim Destanin, por në asnjë moment Era Istrefin.