E pikëlluar dhe zemër thyer, Arbana Osmani ndau një lajm të hidhur

E pikëlluar dhe zemër thyer, Arbana Osmani ndau një lajm të hidhur
Burimi i fotografisë: SS: ArbanaOsmani/INSTAGRAM

Moderatorja dhe autorja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, ka ndarë një lajm të kobshëm në llogarinë e saj në Instagram.

Gjyshi i saj ka ndërruar jetë tani që janë bërë një vit prej se gjyshja e saj u nda jeta, njofton Insajderi.

Ajo ndau një fotografi të shkrepur teksa moderatorja dhe gjyshërit e saj po qëndronin në oborr duke përgatitur ushqim dhe shkruan,  “Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju!”

Më pas, ajo ndau edhe një tjetër video në Instagram. Ishte ky një klip i shkurtër për të rikujtuar edhe njëherë momentin kur gjyshërit e saj paraqiten teksa ajo moderonte emisionin e saj.

Ishte kjo një surprizë e organizuar nga produksioni dhe Arbana u befasua tej mase kur pa ata duke ngjitur podiumin e skenës.

Moderatorja shkruan se është mirënjohëse që u rrit me ta por ikja e tyre nga jeta i theu zemrën. Gjithashtu shkruan se të dy lanë pas edhe shembullin e një dashurie të përjetshme.

Më poshtë mund të shihni videon që moderatorja ndau në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)