E premte, data 13: Pse kjo ditë konsiderohet si ters?

E premte, data 13: Pse kjo ditë konsiderohet si ters?

Sot në kalendarin tonë shënon e premte, datë 13.

Por a e keni menduar ndonjëherë pse datë konsiderohet si një ditë me ters? A është bazuar në ngjarje të vërteta nga vitet e kaluara, apo është një dredhi e marketingut e organizuar veçanërisht mirë?

Për të filluar, perëndimorët gjithmonë kanë pasur një problem me numrin 13, pavarësisht nga dita e javës që është. Ka edhe një emër shkencor për frikën e numrit: triskaidekafobia, shkruan Life Hack, transmeton Insajderi.

Ekspertë si Thomas Fernsler, një shkencëtar në Universitetin e Delaware, sugjerojnë që ky përçmim për numrin vjen sepse është pozicionuar pas 12-shit, i cili konsiderohet të jetë një numër “i plotë” nga numerologët.

Mendoni për këtë – ka 12 muaj, 12 shenja të horoskopit, 12 perëndi të Olimpit, 12 apostuj të Jezusit … lista vazhdon dhe vazhdon, dhe 13-shi përpjesëtohet vetëm me veten dhe numrin 1. Numri 13 është përtej asaj 12-she të përsosur dhe kjo i bën njerëzit të ndjehen jo komod.

Një burim tjetër i besëtytnisë është krishterimi gjatë mesjetës. Stuart Vyse, një profesor i psikologjisë në Kolegjin Connecticut, thotë se fajin e ka Juda, apostulli që tradhtoi Jezusin. Ai ishte mysafiri i 13-të në Darkën e Fundit, dhe kryqëzimi i Jezusit më pas u bë të premten (e njohur gjithashtu si “dita e xhelatit”).

Studiues të tjerë biblikë theksojnë se Eva gjoja tundoi Adamin të premten dhe se Kain vrau vëllain e tij Able të premten e 13-të. Gjithashtu, Philip IV i Francës supozohet se arrestoi qindra Kalorës të tempullit të premten më 13 tetor 1307, duke e përjetësuar ditën si një ditë të errët.

Më në fund, e premtja 13 luajti një rol të madh në mitologjinë skandinave. Historiani i folklorit Donald Dossey shpjegon një përrallë të vjetër ku 12 perëndi po bënin një darkë në Valhalla dhe kush hyn si i ftuari i 13-të? Askush tjetër përveç Lokit, zotit të vet ligësisë. Ai rregullon që zoti i verbër Hoder të qëllojë dhe të vrasë Balder, perëndia i gëzimit dhe lumturisë, duke e bërë atë një ditë të pafat për të gjithë.

Sigurisht, ne kemi edhe vepra të ndryshme të tjera për të falënderuar për popullarizimin e besëtytnisë antike. Romani i Thomas W. Lawson “Friday, the Thirteenth” në ri-aktualizimin e besëtytnisë edhe një herë në vitin 1907. /Insajderi.com