Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, së fundi ka akuzuar konkurrenten Lediana Prenga, se nuk është vetja në program dhe se po aktron, njofton Insajderi.
Melisa e ftuar në “Roped with Olsi”, ku ndër tjerash foli rreth “Për’puthen”, karrierën e saponisur në muzikë dhe lidhjen me Andi Shehun, tha se Lediana është njëriu me ‘fallso’ në program.
Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë akuzën e saj, siç edhe pritej, dhe vendosi t’i reagojë publikisht, duke e ‘thumbuar’ për viktimizim në program.
“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, ka shkruar ajo.
Por, ajo nuk u ndal me kaq dhe me një postim ironizoi me faktin që Melisa tashmë është bërë këngëtare.
Lediana ka kërkuar në Google me titullin “Si të bëhesh këngëtar nga “Për’puthen”?”./Insajderi.com