E shpallën të vdekur në rrjete sociale, reagon Gold AG

E shpallën të vdekur në rrjete sociale, reagon Gold AG

Nuk është e pazakontë që të famshmit të bëhen kryefjalë e lajmeve të rreme, e kështu së fundmi ndodhi edhe me reperin, Gold AG.

Disa profile në rrjete sociale, përhapën lajmin se reperi nuk jeton më duke shprehur kështu edhe ngushëllime për vdekjen e tij, njofton Insajderi.

Që një e tillë të mos merrte përmasa më madhore, ishte reperi i cili ka reaguar menjëherë me një shkrim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai thotë se një lajm të tillë e shpërndanë disa profile të rreme në rrjete sociale me qëllimin e vetëm – disa klikime më shumë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pashë që disa fëmijë me profile fake kanë komentuar duke shprehur ngushëllime, sikur unë paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë, por për disa like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen, por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim!“, shkruan reperi.

Nuk është hera e parë që reperi reagon për lajmet e rreme në emër të tij. Në fund të këtij tetori, ai pat reaguar edhe për shkrimet që pretendonin se bashkëshortja e tij kishte sjellë fëmijën e çiftit në jetë. Disa portale anonime madje kishin sajuar edhe vdekjen e të një afërmi të tij. /Insajderi.com