E treta e vërteta – Sean Pean martohet me të dashurën 32 vjet më të re

E treta e vërteta – Sean Pean martohet me të dashurën 32 vjet më të re

Është raportuar se aktori i mirënjohur Sean Penn është martuar me të dashurën e tij, aktoren ameriko-australiane, Leila George, njofton Insajderi.

Aktori, i cili mbush 60 vjeç këtë muaj, është 32 vjet më i madh se George dhe është në të njëjtën moshë si nëna e saj, aktorja italo-australiane Greta Scacchi.

Lajmet për martesën dolën pasi një mik i uroi ata në Instagram dhe ngarkoi një foto ku duket se ishin duart e çiftit dhe unazat e tyre, njoftoi Entertainment Tonight më 1 gusht, transmeton Insajderi.

Aktori, Josh Brolin e uroi edhe çiftin në komente. Postimi është hequr qysh atëherë.

Çifti janë në lidhje për rreth katër vjet.

George, e cila ka qenë në filma si Mortal Engines e vitit 2018, është vajza e aktorit dhe producentit Vincent D’Onofrio dhe aktores Scacchi.

Penn është martuar dy herë më parë. Martesa e tij e parë me superyllin e muzikës pop, Madonna përfundoi në vitin 1989 pas katër vjetësh. Ata nuk kanë fëmijë së bashku.

Martesa e tij e dytë ishte me aktoren e House Of Cards (2013-2018) Robin Ëright, me të cilin pati një lidhje problematike. Ata u martuan në vitin 1996, por u divorcuan në vitin 2010. Ata kanë një vajzë, aktoren dhe modelen Dylan Frances, 29 vjeçare dhe një djalë, Hopper Jack, 27 vjeçare.

Para George, Penn ishte në lidhje me aktoren Charlize Theron, por ato u ndanë në vitin 2015. /Insajderi.com