Kush nuk ka adhuruar si fëmijë përrallat si Hirushja dhe Bukuroshja e Fjetur? A po Sirena e vogël ?
Mirëpo, këto përralla janë përpunuar nga Disney, detaje të frikshme janë larguar duke na lënë pas me një histori të këndshme për fëmijë.
Por në fakt, versionet origjinale, janë larg nga ato që ju ndiqni me fëmijët tuaj.
Fillojmë më njërën nga historitë më të dashura të fëmijëve tanë,”Hirushja”.
“Hirushja”: Në versionin e Brothers Grimm, një prej motrave të Hirushes prenë gishtërinjtë e saj, dhe një pjesë të thembrës në mënyrë që këpuca nga qelqi ti bëj tamam. Princi njoftohet nga pëllumbat e vegjël se ka gjak në këpucë, dhe më në fund zbulon se pronari i vërtetë është Hirushja. Pastaj ato shkojnë në dasmë që t’i hynë në qejf Hirushes (në fund të fundit, ajo do të jetë mbretëreshë), zogjtë aty u çjerrin sytë.
Hirushja nuk ka një ndrikull zanë. Përkundrazi, ajo mbjell një pemë te varri i nënës së saj dhe lutet nën të çdo ditë. Ajo gjen veshjet e saj për t’i veshur në ballot që merr pjesë (ka tre në histori, jo një si në film). Ajo ende ndihmohet nga kafshët, megjithëse posaçërisht zogjtë, jo minjtë. Gjithashtu, ajo nuk humbet këpucën sepse po nxiton. Princi i zgjuar mbulon shkallët me katran që ajo të mbetet e ngjitur aty, por ajo vetëm humbet një këpucë në proces.
Sirena e Vogël: Sirena mund të mbetet një njeri vetëm nëse gjen puthjen e vërtetë të dashurisë dhe princi bie në dashuri dhe martohet me të. Megjithatë, dënimi në film është vetëm që Ariel do të kthehet përsëri në një sirenë nëse ajo dështon. Në histori, ajo do të VDES nëse dështon. Gjithashtu, ndërsa princi mbetet një motivues kryesor, sirena në histori është gjithashtu e motivuar sepse njerëzit kanë shpirt të përjetshëm, dhe sirenat jo. Filmi Disney lë jashtë detajin që dënimi që sirena paguan për të pasur këmbë: çdo hap i vetëm që ajo merr i duket sikur po ecën në copa të mprehta qelqi. Në fillim, duket sikur plani po funksionon, por më pas princi përfundon duke u martuar me një tjetër, një grua të cilën ai mendon është personi që e shpëtoi (sirena nuk mund t’ia thotë të vërtetën, pasi ajo nuk mund të flasë). Asaj i thuhet se nëse vret princin, atëherë ajo thjesht mund të kthehet përsëri në një sirenë dhe nuk ka pse të vdesë. Ajo nuk e bën këtë. Ajo e hedh veten në det, dhe shndërrohet në shkumë deti (megjithëse duhet përmendur që ajo pastaj bëhet “bijë e ajrit”, duke hyrë në një lloj purgatori ku duhet të bëjë vepra të mira deri sa ajo të fitojë një shpirt, e që do i duhen rreth 300 vjet).
“Bukuroshja e Fjetur”: Në përrallën e Giambattista Basile (e cila është origjina e vërtetë e historisë së Bukuroshes së Fjetur), një mbret ndodh që të arrijë në kështjellën e Bukuroshes dhe të trokasë në derë. Kur askush nuk përgjigjet, ai ngjitet në një shkallë përmes një dritareje. Ai e gjen princeshën, dhe i thërret asaj, por pasi ajo është pa vetëdije, ajo nuk zgjohet. Epo, lexues i dashur, ai e bart atë në shtrat dhe e dhunon. Atëherë ai vetëm largohet. Ajo zgjohet pasi lind. Mbreti kthehet, dhe pavarësisht se e ka dhunuar, ata përfundojnë duke u dashuruar. Sidoqoftë, një problem tjetër i madh: mbreti është akoma i martuar me dikë tjetër. Gruaja e tij zbulon këtë dhe jo vetëm që përpiqet që të vrasë binjakët, t’i gatuaj dhe t’ia ushqejë mbretit, por gjithashtu përpiqet të djegë princeshën. Për fat të mirë, ajo është e pasuksesshme. Mbreti dhe princesha martohen dhe jetojnë përgjithmonë të lumtur (përkundër faktit se ai e përdhunoi).
Burimi: Huffington Post