E vetmja aktore gjallë nga “Gone With the Wind” sapo mbushi 104 vjet

Olivia de Havilland, fituesja e dy cmimeve Oskar e cila luajti Melanie Wilkes në Gone with the Wind – mbushi 104 vjet këtë të martë, shkruan People, transmeton Insajderi.

E vetmja aktore gjallë nga “Gone With the Wind” sapo mbushi 104 vjet

Olivia de Havilland ka festuar një ditëlindje tjetër! De Havilland, e cila jeton në Paris, është anëtarja e fundit kastit të aktorëve të filmit klasik të vitit 1939, në të cilin luajti Vivien Leigh dhe Clark Gable.

Megjithëse aktorja mori një nominim për cmim nga Akdemia për performancën e saj në film, ajo duhej të priste deri në vitin 1946 për të rrëmbyer Oskarët e saj. Atë vit, ajo fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë për rolin e saj në “To Each His Own”. Tre vjet më vonë, ajo mori një statujë për rolin e saj në “The Heiress.”

olivia-de-havilland

De Havilland arriti gjithashtu një nder shumë të veçantë në vitin 2017, duke u bërë personi më i vjetër që u emërua Damë!

Aktorja tha në një prononcim për PEOPLE aso kohe, që ajo është “jashtëzakonisht krenare që Mbretëresha më ka emëruar Komandant Damë të Urdhrit të Perandorisë Britanike”./Insajderi.com