Deputetja Adriana Matoshi, gjatë seancës së sotme plenare u kap duke “fjetur”, transmeton Insajderi.
Pas publikimit të një fotografie ku shihej duke bërë “një sy gjumë”, erdhi edhe reagimi i saj.
Këtë fotografi ajo e postoi edhe në profilin e saj në “Instagram”, duke e arsyetuar veprimin.
Aktorja shqiptare postoi fotografinë në instastory dhe tregoi pse ishte duke “fjetur”.
Në fakt, ajo thotë se kishte dhimbje koke gjatë kohës kur po dëgjonte opozitën tek flisnin.
“Kur Opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu t’dhimtë”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com