Ed Sheeran mbajti fjalën por nuk ishte ajo që të gjithë po prisnim

Ed Sheeran mbajti fjalën por nuk ishte ajo që të gjithë po prisnim

Me anë të një postimi gjatë ditës së djeshme, Ed Sheeran u premtoi të gjithë ndjekësve dhe fansave një dhuratë Krishtlindjesh, njofton Insajderi.

Duke marrë parasysh se ai është distancuar nga prurjet e reja muzikore për më shumë se 18 muaj, shumë fansa të tij shpresonin se ai po merr kohën e tij të rikthehej me një album.

Kjo nuk ndodhi, mirëpo këngëtari publikoi një këngë të re që ishte shkruar vitin e kaluar, dhe nuk është pjesë e albumit të ri.

“Përshëndetje njerëz. “Afterglow” është një këngë që shkrova vitin e kaluar dhe desha ta publikoj me ju”, shkroi këngëtari në një tjetër postim sot në Instagram.

“Nuk është kënga e parë e albumit të ardhshëm. Është thjesht një këngë që unë e dua, dhe shpresoj ta doni edhe ju. Shijojeni. Ju uroj pushime të këndshme një Vit të Ri të gëzuar e të sigurt. Unë po kthehem në rolin tim të babait tani. Ciao”, përfundoi këngëtari që së fundmi është bërë baba për herë të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

Më poshtë mund të ndiqni të plotë këngën e re dhe siç tha Ed, shijojeni! /Insajderi.com